“Arratiset” një tjetër futbollist nga Juventusi për shkak të pandemisë

Lista e futbollistëve që largohen nga Juventusit për shkak të emergjencës nga koronavirusi vijon të shtohet. Së fundmi i është bashkuar edhe Matthijs De Ligt. Për të zbuluar këtë lajm ka menduar e dashura e holandezit, AnnaKee, me anë të postimit të një fotoje teksa të dy duken duke bërë vrap.

Nga futbollistët e larguar, i vetmi që është rikthyer deri më tani është vetëm Miralem Pjanic. Ende qëndrojnë në vendet e tyre Ronaldo, Douglas Costa, Danilo, Alex Sandro, Rabiot, Szczesny, Khedira dhe Higuain.

Rasti i argjentinasit duket më delikati, teksa sipas mediave italiane ai ka refuzuar që të vijë sërish në Itali për shkak të pandemisë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP