Arrestimi për trukime, FSHF merr vendim për trajnerin Armir Grima

Pas vendimit për lënien në burg të trajnerit të Kombëtares së Femrave, Armir Grima, institucioni i futbollit shqiptar ka vendosur pak minuta më parë pezullimin e përkohshëm të shkodranit nga të gjitha funksionet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grima akuzohet për trukim ndeshjesh dhe gjykata vendosi dy orë më parë masën “arrest me burg”. Përveç detyrës së trajnerit, ishte edhe në rolin e administratorit të stadiumit “Loro Boriçi”, që menaxhohet nga FSHF.

REAGIMI I FSHF PER ARRESTIMIN

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi diten kur u arrestua ish-portierit Armir Grima, njeresh trajner i Kombëtares së Femrave, i cili u kap si pjese e bandës “Bajri”. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare thuhej se Federata Shqiptare e Futbollit u njoh me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë. Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.” Thuhet në njoftimin e publikuar nga FSHF.

Në përfundim Federata theksoi se do të ndiqte me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje.

“Duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grimaqë mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.” Mbyllet reagimi i FSHF-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?