Arrestohet banda që vidhte shtëpitë futbollistëve në Spanjë, 3 ishin shqiptarë

Një bandë me 3 shtetas shqiptarë dhe një spanjoll kanë rënë në pranga pas një operacioni të suksesshëm të Gardës Spanjolle, pasi akuzohet se kanë kryer disa vjedhje në Madrid dhe rrethinat e kryeqytetit.

 

Vjedhjet janë kryer në përgjithësi kur shtëpitë ishin të banuara. Njëri nga të arrestuarit, shefi i këtij rrjeti, shtetasi shqiptar me inicialet M. Z., ishte arrestuar më herët për pjesëmarrje në sulmin e dhunshëm të vitit 2007 në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët akuzohen për të paktën 20 krime të tilla që kanë ndodhur në Asturias, Castilla y León dhe zona të tjera teksa ndër shtëpitë e vjedhura nga kjo bandë, janë ato të trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, lojtarët Isco dhe Casemiro dhe futbollisti i Atlético Madrid Thomas Partey.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?