Arrestohet futbollisti i Manchester City, dyshohet për një rast grabitje

Futbollisti i Manchester City, Matheus Nunes është arrestuar në Spanjë për një rast të çuditshëm vjedhjeje. Lojtari portugez dyshohet se i ka marrë me forcë celularin një burri në një klub nate në Madrid.

Sipas Luis F. Duran, i cituar nga MARCA, ish-mesfushori i Ëolves u ndalua nga policia pas një nate në klubin e natës La Riviera. Ai ka dhënë një deklaratë dhe është liruar disa orë më vonë pasi dyshohet se i ka “grabitur” telefonin dikujt që e ka fotografuar në banjë.

Nunes iu bashkua Manchester Cityt sezonin e kaluar, por ka pasur vështirësi të gjej hapësira në formacionin e kampionëve në fuqi të Anglisë.  Ai ka luajtur vetëm 1587 minuta të shpërndara në 35 ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolës pas transferimit prej 62 milionë eurosh te City.

SHKARKO APP