Arrestohet futbollisti i Manchester United, shkeli lirinë me kusht
Mason Greenwood është arrestuar pasi dyshohet se ka shkelur kushtet e lirimit me kusht. Greenwood është duke u hetuar pasi dyshohet se ka kontaktuar viktimën e tij. Që atëherë ai është marrë në pyetje nga policia në rezidencën e tij në Mançester.
Sulmuesi i United, i cili është liruar me kusht pasi u akuzua për përdhunim, sulm dhe kërcënime me vdekje. Ai u arrestua për herë të parë në janar 2022 dhe kaloi tre netë nën vëzhgimin e policisë. Që atëherë ai nuk ka luajtur për United.
“Policia e Mançesterit është në dijeni të një akuze në lidhje me një 21-vjeçar që ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe është arrestuar shtunën më 15 tetor 2022”, zbuluan autoritetet angleze. /R.Lika-Koha Jonë/