Arrestohet i njohuri Ballist Morina
Nga Sali Berisha-
Rama me urdher të Beogradit arreston superfansin e kombetares tonë Ismail Morina.
Kërkoj lirimin e tij urgjent.
Të dashur miq, me urdher të Edi Rames arrestohet sapo vuri këmben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin që lëshoi në stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistet serb me në krye serbomadhin Vuçiç.
Që nga ajo kohë Ismail Morina është shnderruar në njeriun me të përsekutuar në Ballkan. Rama dhe Vuçiç përkatesisht sherbimet e tyre sekrete kanë montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnjë bazë.
Dënoj me ashpersinë më të madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e mënjëhershem të tij. Ju bëjë thirrje te gjitha organizatave nderkombetare të të drejtave te njeriut të ndërhynë për lirimin e tij të mënjëhershem dhe të dënojnë përsekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç.