Arrestohet talenti i Manchester United, rrahu të dashurën

Talenti i Manchester United, Mason Greenwood, është arrestuar këtë të diel pasi akuzohet për përdhunim. 20-vjeçari, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Anglisë, është pezulluar edhe nga skuadra e Manchester United. Hetimet vazhdojnë, ndërsa lojtari ndodhet në paraburgim.

“Policia është njoftuar këtë të diel për pamjet e një video në rrjetet sociale, ku një femër tregonte për dhunën e ushtruar ndaj saj. Një hetim ka nisur menjëherë mbi këtë rast, ndërsa një 20-vjeçar është vënë në pranga me dyshimet për përdhunim dhe sulm fizik. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa do të merret në pyetje mbi këtë rast”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Gjithçka ka nisur këtë të diel pas publikimit të një video nga e dashura e futbollistit, e cila u shfaq në rrjetet sociale e gjakosur, duke pretenduar se ishte abuzuar nga futbollisti anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?