Arrihet akordi final, Dybala do të qëndrojë gjatë te Juventusi
Juventusi ka arritur akordin final me Paulo Dybala-n. Argjentinasi do të qëndrojë në Torino në qershorin e 2025. Agjenti i tij do të udhëtojë drejt Torinos për të gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin e ri.
Dybala mund të largohej verën e kaluar, por ai zgjodhi që të refuzonte Manchester United, duke zgjedhur qëndrimin te skuadra bardhezi. Në javët e fundit është kthyer në futbollistin më vendimtar.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se arritja e marrëveshjes është thjeshtë një formalitet. 26-vjeçari do të përfitojë një pagë më të lartë. Ai do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. Italiani ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 9 asiste në 24 ndeshje Serie A.