Arrihet akordi, Formula 1 ka një rival të ri
Tashmë është zyrtare. Formulës E do t’i jepet statusi i kampionatit botëror nga sezoni i ardhshëm.
Garat me makina elektronike nuk janë të njohura si kampionat, por një gjë e tillë do të ndodh në edicionin 2020-2021, ku do të marrë simpatinë dhe votimin e drejtuesve botëror të Federatës së Automobilëve, FIA.
“Formula E ka qenë një aventurë e shkëlqyeshme. Ka kaluar nga forca në forcë”, tha presidenti i FIA-së, Jean Todt.
Alejandro Agag, themeluesi dhe kryetari i Formula E, përfundoi marrëveshjen me Todt në selinë e FIA-s në Paris. Deri më tani, Formula 1 është i vetmi kompeticion i njohur si një kampionat botëror.