Arrihet akordi me pasuesin e Koeman te Barcelona, ja kush do të jetë strategu i ri

Ronald Koeman u shkarkua nga drejtimi i Barcelonës pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos. Drejtuesit e klubit katalan janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur trajnerin e ri që do të marrë drejtimin e ekipit. Mediat spanjolle zbulojnë se duke qenë se sfida e ardhshme është vetëm dy ditë më vonë ndaj Deportivo Alaves, drejtuesit e klubit pritet t’ia besojnë drejtimin e përkohshëm të skuadrës, trajnerit Sergi Barjuan, i cili është aktualisht trajner i Barcelonës B.

Sa i përket trajnerit të ri, ai me shumë mundësi do të jetë Xavi Hernandez. Ky i fundit nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të marrë drejtimin e katalanëve, skuadër në të cilën është rritur dhe ka shkruar historinë si futbollist. Vetëm pak ditë më parë Xavi deklaroi gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në pankinën e Barcës dhe së fundi mësohet se ka pasur edhe kontakte direkte me presidentin Joan Laporta, megjithatë para se të firmosë, ish kapiteni do të kërkojë edhe plotësimin e disa kushteve.

Xavi drejton Al Sadd në Qatar, po ka një klauzolë në kontratë, që mund të largohet menjëherë, nëse i vjen një ofertë nga Barcelona, ndaj nëse arrin marrëveshjen, mund të fluturojë drejt Katalunjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?