Arrihet akordi, Messi njofton reduktimin e pagave me 70 për qind te Barcelona

Pas Juventusit, edhe Barcelona ka arritur akordi me futbollistët për reduktimin e pagave gjatë emergjencës së koronavirusit. Kapiteni Lionel Messi, është ai që ka zyrtarizuar lajmin, duke shuar të gjitha polemikat e përhapura në ditët e fundit në mediat iberike.

“Duam të sqarojmë se gjithmonë kemi pasur në mendje një reduktim të pagës që marrim, sepse e kuptojmë se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ne jemi të parët, që gjithmonë e kemi ndihmuar klubin, kur ka pasur nevojë. Shumë here, madje, e kemi bërë këtë me iniciativën tonë.

Asnjëherë nuk pushojnë së më mahnituri disa njerëz nga brenda klubit, që përpiqen të na vënë në lupë. Edhe kësaj here u përpoqën ta shtonin presionin mbi ne, për të bërë diçka që gjithmonë e dinim se do ta bënim.

Nëse nuk po flisnim deri më tani, ishte sepse përparësia për ne lidhej me gjetjen e zgjidhjeve që ishin reale, për të ndihmuar klubin, por edhe ata që ishin më të prekur nga kjo situatë. Paga do të ulet me 70 për qind, por do të japim edhe kontribute për të ndihmuar punonjësit e klubit për të marrë 100 për qind të pagës”, deklaroi ylli argjentinas.

 

SHKARKO APP