Arrihet akordi, Vllaznia njofton se nesër lojtarët do të rinisin stërvitjen

Klubi i Vllaznisë ka arritur një marrëveshje për rifillimin e stërvitjeve, teka kryebashkiakia Ademi ka arritur që të bindë futbollistët që të rikthehen në fushë duke u premtuar se do të shlyen pagat e prapambetura deri më 3 qershor. Përmes një njoftimi për shtyp, klubi kuqeblu, ka njoftuar lajmin për rifillimin e stërvtjes.

NJOFTIM PËR MEDIAT

KF Vllaznia sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë, ditën e hënë në ora 09.00, në kuadër të përgatitjeve për startin e Superligës.

Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe stafit tekniko- sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjdhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë.

Bashkia e Shkodrës, Klubi, stafi tekniko- sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimalë për rifillimin e Superligës me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy kompeticionet ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë: Kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

KF Vllaznia sh.a., siguron opinionin futbolldashës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivave të sezonit.

SHKARKO APP