Arrihet marrëveshja, Granit Xhaka largohet nga Arsenali
Granit Xhaka nga janari do ta shohim sërish në Premier League. Mesfushori me origjinë shqiptare ka arritur akordin me skuadrën e Hertha Berlin për një transferim gjatë merkatos së dimrit. Skuadra londineze do të përfitojë 25 milionë euro nga kjo lëvizje.
Agjenti i tij, Jose Noguera ka konfirmuar largimin e mesfushorit: “Shikoni, dua të tregohem i qartë dhe i sinqertë. Ne kemi një marrëveshje për transferimin te Hertha Berlin dhe do të shkojmë në Berlin.
I kemi thënë edhe drejtuesve të skuadrës së Arsenalit dhe trajnerit Mikel Arteta. Klubi është njoftuar për të gjitha hapat, lojtari dhe Hertha kanë qenë të qartë. Tani diskutimet lidhen vetëm për vlerën e transferimit”.
Ky do të jetë një rikthim për Xhakën në Bundesligë pasi më parë ka qenë pjesë e Gladbahut ku ishte edhe kapiten. /Rozalb Lika-Koha Jone/