Arrihet marrëveshja! Ja sa do të përfitojë trajneri i ri i Arsenalit

Duket se Mikel Arteta do të jetë trajneri i ri i Arsenalit.

Spanjolli do të pasojë një tjetër Iberik në stolin e “topçinjëve” pasi Lujbjerg ishte i përkohshëm në krye të londinezëve. Sipas mediave angleze drejtori i Arsenalit, Josh Kroenke është i gatshëm të aprovojë  Arteta në krye të klubit.

Rikthimi i Artetës është në një fazë të avancuar pas bisedimeve me drejtuesit e klubit – drejtorit të futbollit Raul Sanllehi, drejtori teknik Edu, drejtori menaxhues Vinai Venkatesham dhe kreu i operacioneve të futbollit Huss Fahmy. Arteta mendohet të ketë dakordsuar për një marrëveshje 3.5 vjeçare me pagë prej pesë milionë eurosh në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?