Arrihet marrëveshja mes Juves dhe City-it, ja detajet e shkëmbimit
Një ndër tratativat më të gjata të kësaj vere po shkon drejt fundit. Joao Cancelo do të bëhet një futbollist i Manchester Cit pas disa ditësh (të hënën ose të martën). Lajmin e jep gazeta pranë klubit torinez, “Tuttosport”, që shkruan se akordi i arritur mes portugezit dhe Guardiolës prej dy muajsh, tashmë do të finalizohet.
Juventusi do të përfitojë një shumë mes 30-35 milionë euro dhe kartonin e Danilos. Në fund për të gjetur akordin, është dashur përfshira e futbollistit brazilian, teksa klubi bardhezi kërkonte vetëm një ofertë në cash.
Cancelo dukej qartë në përgatitjet para-sezonale se nuk ishte aspak i kënaqur te Juventusi dhe tashmë synon një aventurë të re me një trajner si Guardiola. /R.Lika-Koha Jone/