Arsenal fitore me “poker” pa Sançez, Junajtid i falet Marsial (VIDEO)

Arsenal di të fitojë edhe pa Aleksis Saçez. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 4-1 ndaj skuadrës së Kristal Palas. Skuadra e Venger ishte e pamëshirshme në 22 minutat e para, duke shënuar 4 gola.

Monreal kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 6 pas një goditje me kokë brenda zonës. Mbrojtësi i Arsenalit dhuron asist për Iuobin në golin e dytë në minutën e 10. Pas 3 minutash nga një goditje këndi, Moreal këtë herë kroson për Koshielnin, i cili e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 22, Ozil jep një pasim magjik për Lakazet, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar. Në pjesën e dytë miqtë gjejnë golin e nderit me Milivojeviç, por që vlen vetëm për statistika.

Mançester Junajtid vuan, por merr fitoren e radhës në transfertë. Skuadra e Murinjos këtë herë mundi minimalisht Bërnlein. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marsial. Francezi mori një pasim të artë nga Lukaku, dhe me një veprim të bukur brenda zonës, mposhti portierin Pope. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?