Arsenal triumfon me poker ndaj Wigan në sfidën e FA Cup
Arsenal mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Wigan Athletic në rundin e katërt të FA Cup, në ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium.
Të kuqtë e Londrës morën avantazhin që në minutën e 11-të me golin e Noni Madueke, pas një pasimi të shkëlqyer nga Eberechi Eze. Vetëm tetë minuta më vonë, Gabriel Martinelli dyfishoi rezultatin, përsëri i asistuar nga Eze.
Në minutën e 24-t, Jack Hunt realizoi një autogol, duke i dhënë Arsenalit golin e tretë, ndërsa Gabriel Jesus vulosi rezultatin në minutën e 27-të me golin e katërt.
Me këtë fitore, Arsenal siguroi kualifikimin në 1/16-t e finales së FA Cup dhe shfaq një formë të fortë në këtë fazë të turneut.
KOHA JONË SONDAZH

