Arsenali bën gati ofertën për të rrëmbyer një tjetër shqiptar, Enis Bardhin

Arsenali është kthyer në një “streh” për futbollistët e spikatur me origjinë shqiptare. Pas Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, aktualisht pjesë e “Topçinjve” të Londrës, shanset janë që kësaj skuadre të njohur të Premier League t’i bashkohet edhe Enis Bardhi.

Mediat spanjolle dhe ato angleze bëjnë me dije se Mikel Arteta e pëlqen shumë mesfushorin në fjalë, që spikat me golat e tij spektakolarë, sidomos nga goditjet e dënimit.

24-vjeçari është një mesfushor-sulmues, i cili ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në La Liga, këtë sezon. Bardhi është pjesë e skuadrës spanjolle që nga vera e vitit 2017, teksa ka shënuar 16 gol në total në 88 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?