Arsenali bën gati ofertën për yllin e mesfushës së Milanit

Arsenali kërkon të formojë një ekip kompetitiv për sezonn e ri. Së fundmi në listën e dëshirave të trajnerit Arteta ka përfunduar dhe ylli i Milanit, Sandro Tonali. Kampionët e Italisë dëshirojnë ta mbajnë në ekip pavarësisht interesimit të Arsenal, megjithatë një ofertë tunduese në drejtim të klubit italian, mund të bëjë që transferimi të kurorëzohet me sukses.

Sipas “Express” së fundmi ka pasur dhe një takim mes drejtuesve të Arsenal dhe Milanit në lidhje me Tonalin. Drejtusit e “kuqezinjve” e kanë bërë të qartë që italiani është pjesë e rëndësishme e projektit, por gjithsesi mund të lihet i lirë për një shumë rreth 55 milionë euro.

Milani mund ta shesë atë dhe me fitimin nga transferimi i lojtarit mund të sjellë në San Siro dy lojtarë të tjerë. 22-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar. Deri më tani mesfushori ka zhvilluar 82 paraqitje për Milanin dhe ka shënuar pesë gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?