Arsenali do të paguajë 2.8 milionë euro për huazimin e Odegaard
Martin Odegaard pritet të bëjë sot zyrtare huazimin e tij nga Real Madrid në Arsenal pasi të dy klubet arritën një marrëveshje, dhe vetë 22-vjeçari mbërriti në Londër për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Pas tre ditësh negociata intensive, u arrit një marrëveshje e cila do ta shohë 22-vjeçarin të transferohet në Londër deri në fund të sezonit.
Arsenal do t’i paguajë Real Madridit 2.8 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit deri në muajin qershor. SipasTheTimes, Aresenal nuk do të ketë mundësi për ta blerë norvegjezin, pasi Odegaard do të kthehet në Los Blancos për sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi i Norvegjisë bëri presion për një lëvizje në mënyrë që të marrë më shumë kohë loje dhe është thuhet se ishte i lumtur për t’u bashkuar me Arsenalin. Nga ana tjetër Real Madrid, duke lënë pa dyshim veten më pak të mbuluar në mesfushë, përfiton shumë ekonomikisht nga kjo marrëveshje, pas krizës finaciare që po përjeton.