Arsenali është favorit për të fituar Championsin në Mynih, lë pas Interin

Arsenali është favorit për të fituar Championsin në Mynih, lë pas Interin

Edhe pse festat pas kualifikimeve nuk janë shuar ende, skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League tashmë synojnë të sigurojnë një vend për në finalen e 31 majit në Mynih.

Për herë të parë që nga viti 2009, Arsenali është mes katër skuadrave më të mira të Europës, pasi eliminoi Real Madridin në çerekfinale. Në rrugën drejt finales, skuadra e Artetës do të përballet me Paris Saint-Germain, në një duel që do të hapë zyrtarisht gjysmëfinalet më 29 prill. Një ditë më pas, më 30 prill, është radha e Interit, që pas suksesit ndaj Bayern Munich, do të përballet në transfertë me Barcelonën.

Ndeshjet e kthimit, që do të përcaktojnë finalistët e këtij edicioni, do të luhen më 6 dhe 7 maj. Interi do të presë katalanasit në “San Siro”, ndërsa Arsenali do të udhëtojë në “Parc des Princes” për përballjen vendimtare me PSG-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas eliminimit të disa prej pretendentëve kryesorë si Real Madrid dhe Bayern Munich, ka ndryshuar edhe renditja e favoritëve për trofeun. Arsenali ka kaluar në krye të listës me 28.7% shanse për të fituar Champions League, i ndjekur nga Interi me 25.5%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paris Saint-Germain ruan vendin e tretë, ndërsa Barcelona ka zbritur në vendin e katërt sipas kuotave aktuale. Gjithçka është gati për një finale të madhe në Mynih, mbetet të shihet se cilat dy skuadra do të fitojnë biletën për më 31 maj. /Koha Jonë/

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?