Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea-t dhe rimerr kreun, Broja luan 30 minuta (VIDEO)

Arsenali vijon ecurinë e jashtëzakonshme në kampionat, duke marrë një fitore të madhe 1-0 në derbin ndaj Chelsea-t. Në “Stamford Bridge” skuadra e Artetës ishte dominuese në lojë dhe raste.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga mbrojtësi Gabriel në minutën e 63-të duke përfituar nga një rrëmujë në zonën e Bluve të Londrës. Chelsea aktivizoi në 30 minutat e fundit edhe Brojën, por sulmuesi shqiptar e pati shumë të vështirë që të çante mbrojtjen e Arsenalit.

Granit Xhaka zhvilloi një tjetër ndeshje shumë të mirë, duke mos i kursyer as sherret në fundin e ndeshjes me Kovacic. Arsenali me këtë fitore ngjitet në krye të renditjes me 34 pikë, dy më shumë se City. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP