Arsenali fiton me “poker” ndaj Chelsea-t dhe rindez shpresat për Championsin (VIDEO)

Arsenali ringjall shpresat për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Topcinjtë kanë arritur një fitore të rëndësishme 4-2 në duelin ndaj Chelsea-t në “Stamford Bridge”.

Miqtë gjetën shpejt rrugën e rrjetës me anë të Nketiah i cili në minutën e 13 nuk gaboi përballë portierit Mendy. Megjithatë, Blutë e Londrës reaguan shpejt dhe me anë të një goditje të Werner rikthyen baraspeshën. Smith Row do të rikthente Arsenalin në avantazh, ndërkohë që Chelsea do të barazonte sërish me Azpilicueta-n.

Arsenal nuk e kishte thënë fjalën e fundit dhe në pjesën e dytë, ishte sërish Nketiah që ndëshkoi Chelsean. Këtë herë të besuarit e trajnerit Arteta ia dolën të ruanin avantazhin dhe në fund realizuan edhe golin e katërt me anë të Saka i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsenal merr tre pikë të arta për të vazhduar garën për zonën Champions duke u renditur aktualisht në vendin e pestë me 57 pikë, po aq sa edhe Tottenham i vendit të katërt, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e tretë me 62 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?