Arsenali fiton me poker ndaj Leeds United dhe ruan vendin e katërt (VIDEO)
Arsenali koleksionon fitoren e tretë radhazi në Premier League dhe tashmë e gjen veten në vendin e katërt me 32 pikë. Skuadra e Artetës fitoi pa shumë probleme 4-1 në transfertën ndaj Leeds United.
Topçinjtë e zgjidhën ndeshjen që në 45 minutat e para me tri gola të shënuar. Martinelli e dërgoi topin në rrjetën dy herë, ndërkohë që Saka realizoi golin e tretë në fundin e fraksionit të parë.
Raphinha provoi të rikthente në lojë Leeds United, por Smith Rowe do të shuante shpresat e tyre me një gol 6 minuta nga fundi i duelit. Kujtojmë që ndeshjet e tjera të javës së 18-të u anuluan për shkak të situatës nga koronavirusi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

