Arsenali fiton me “poker” ndaj Newcastle, rivalizon City-in dhe Liverpoolin për titull

Arsenali dhuron spektakël duke triumfuar në super duelin ndaj Newcastle në “Emirates”. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi 4-1 ndaj “Magpies” dhe qëndron ngushtësisht në garë me Liverpoolin dhe Manchester City-n në garën për titull.

“Topçinjtë” realizuan dy herë në pjesë parë teksa Botman realizoi një autogol të pabesueshëm në minutën e 18-të, ndërsa Kai Havertz dyfishoi shifrat pak minuta më vonë.

Në pjesën e dytë realizuan gjithashtu Saka dhe Kiwior, për të ardhur më pas te goli i Willock, që i vlejti vetëm për statistikë Newcastle. Arsenali shkon në kuotën e 58 pikëve, 1 më pak se Manchester City.

SHKARKO APP