Arsenali fiton me poker, Xhaka gjen sërish rrugën e rrjetës (VIDEO)
Arsenali vijon rrugëtimin drejt titullit kampion në Premier League, duke marrë një fitore spektakolare 4-1 ndja Crystal Palace dhe për momentin shkon +8 nga City.
Në “Emirates Stadium”, ishte skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta që dominoi totalisht, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Golin e avantazhit e shënoi braziliani Martinelli, me një lëvizje të bukur në zonë.
Në fundin e pjesës së parë ishte Bukayo Saka, që depërtoi mirë në zonë dhe mposhti për herë të dytë portierin e Crystal Palace.
Në fillimin e pjesës së dytë do të ishte Granit Xhaka, që do të shënonte me një goditje të saktë brenda zonës. Crystal Palace provoi të rihapë takimin, pasi shënoi me Schlupp në të 63-tën, megjithatë vetëm për pak, sepse në të 74-ën Saka shënoi edhe golin e katërt, duke vulosur suksesin.
KOHA JONË SONDAZH

