Arsenali harron të fitojë, Bournemouth e largon nga zona Champions

Periudha e merkatos duket se ka ndikuar negativisht tek skuadra e Arsenalit.

Djemtë e drejtuar nga Arsene Wenger janë mundur me rezultatin 2 me 1 nga Bournemouth.

Pavarësisht se “topçijtë” po udhëhiqnin takimin pas golit të Hector Belleri-n, të besuarit e Eddie Howe vendosën të shikonin më shumë drejt portës së Cech, me gardianin që kishte pjesën e tij të fajit në golin e barazimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një krosim i Fraser u shfrytëzua mjaft mirë nga Wilson që duke përfituar nga dalja e pa studiuar mirë nga 35 vjeçari çek, shënoi golin e barazimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katër minuta më vonë, ishte Wilson që veshi “petkun” e njeriut asist, duke shërbyer Ibe, me ish lojtarin e Liverpool që e kishte të thjeshtë të mposhte për herë të dytë Cech.

Me këtë humbje Arsenal rrëzikon një vend në zonën Champions, me topçijtë që shkojnë në -5 nga vendi i katërt, ndërsa Bournemouth ngjitet në vendin e 13-të me 24 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?