Arsenali mund United dhe i rrëmben vendin e katërt, Xhaka shënon super gol (VIDEO)
Arsenali fiton duelin për zonën Champions ndaj Manchester United. Skuadra e Unay Emery ka triumfuar 2-0 në “Emirates Stadium në një ndeshje shumë të bukur. “Djajtë e Kuq” ju afruan golit me Lukakun në starton e ndeshjes, por sulmuesi belg ishte i pafat, pasi tentativa e tij u ndal në tranversë. Në minutën e 12-të, Granit Xhaka lëshoi një goditje “bombë” nga distanca, duke befasuar portierin De Gea, i cili nuk reagoi.
Në pjesën e dytë United ju afrua dy herë golit të barazimit me Rashford dhe Lukakun, por skuadra e Emery do të gjente sërish rrugën e rrjetës. Në minutën e 69-të, Laccazette u pengua në zonë nga Fred, duke i dhënë mundësinë Aubameyang që të mposhtë portierin De Gea nga pika e bardhë. Minutat e fundit u administruan më së miri nga Arsenali që i rrëmben vendin e katërt rivalëve, me 60 pikë, vetëm një më pak se Tottenham. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

