Arsenali në super formë, fiton ndaj Leicester dhe merr vendin e katërt (VIDEO)

Arsenali konfirmon formën fantastike që po kalon në kampionat, duke fituar pastër 2-0 duelin kundër Leicester, për të marrë vendin e katërt.

Gjashtë fitore në shtatë takimet e fundin në Premier, me Mikel Arteta që duket që po kthen Arsenalin e dikurshëm të Wenger në vendet e para të renditjes.

Partey zhbllokoi shifrat në minutën e 10-të, ndërkohë që Lacazette realizoi golin e sigurisë me 11-metërsh në minutën e 59-të duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?