Arsenali po bëhet “i frikshëm”, fiton thellë 5-0 ndaj Leeds United

Arsenali ka dhuruar një paraqitje fantastike në “Emirates Stadium”, duke mposhtur Leeds me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Premier League.

Skuadra e Mikel Artetës e nisi fuqishëm ndeshjen dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-0. Fillimisht, Jurrien Timber zhbllokoi rezultatin në minutën e 34-të me një goditje të saktë me kokë pas një krosimi nga këndi të Declan Rice. Në shtesën e pjesës së parë (45+1’), ishte Bukayo Saka që dyfishoi avantazhin, duke finalizuar një aksion të shpejtë pas asistit të Timber.

Në fillim të pjesës së dytë, “topçinjtë” vulosën fitoren me dy gola të shpejtë. Debutuesi Viktor Gyokeres realizoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit në minutën e 48-të, me një depërtim të shkëlqyer nga krahu i majtë dhe një finalizim të saktë brenda zonës. Vetëm tetë minuta më pas (56’), Timber shënoi golin e katërt dhe të dytin personal, sërish pas një goditjeje këndi dhe rrëmujës në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat shtesë, Gyokeres kompletoi dopietën e tij duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli mbi Max Doënman, talenti 15-vjeçar që bëri debutimin e tij në Premier League. Me këtë fitore bindëse, Arsenali ngjitet në vendin e parë të renditjes me 6 pikë, po aq sa edhe rivali londinez Tottenham, që ndjek në vendin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?