Arsenali sfidon Chelsea-n, ka gati 100 milionë paund për bomberin e Brentford

Ivan Toney do të jetë një nga emrat më interesant në merkaton e janarit. Lojtari i dënuar nga gjykata sportive në Angli për baste, nga janari ka të drejtë që të luajë.

Ai është në pronësi të Brentford, por forma fantastike që ka shfaqur sezonin e kaluar, ka bërë që Arsenali të bëjë gati më shumë se 100 milionë paund për t’ia vendosu në dispozicion trajnerit Mikel Arteta.

“Ka interes për të në janar. Sipas mendimit tim, ai është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë dhe për këtë arsye një ditë do të vijë transferimi i tij në një klub tjetër, por për ta bërë këtë ata do të duhet të paguajnë një shumë të përshtatshme”, tha Lee Dykes për talkSports.

Kujtojmë që për Toney ka interesim të madh dhe nga Chelsea që e sheh si sulmuesin ideal për të zgjidhur problemin e golave. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP