Arsenali triumfon ndaj Evertonit dhe rikthehet në krye të Premier League
Arsenal ka marrë një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertë ndaj Everton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Premier League. Sfida u vendos në minutën e 27-të, kur pas një prekjeje të topit me dorë nga Jake O’Brien dhe rishikimit në VAR, arbitri akordoi penallti për londinezët. Nga pika e bardhë, Viktor Gyokeres u tregua i saktë dhe realizoi golin e vetëm të takimit.
Pavarësisht përpjekjeve të Everton në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar, me Arsenalin që u tregua cinik dhe mori tre pikë shumë të çmuara. Me këtë sukses, “Topçinjtë” rikthehen në krye të renditjes me 39 pikë, dy më shumë se Manchester City. Në ndeshjen tjetër, Leeds fitoi bindshëm 4-1 ndaj Crystal Palace, duke u ngjitur në vendin e 16-të me 19 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

