Artan Hoxha: Si do jetë ndjerë presidenti serb kur Broja festoi me shqiponjë?
Armando Broja po shkëlqen në Angli. Sulmuesi shqiptar arriti që të shënojë edhe në ndeshjen e fundit kundër Brentford, për të shkuar në kuotën e 5 golave të realizuara në kampionat.
Ky ishte i pari për të në vitin 2022 dhe i pari në epokën e presidentit të ri serb te Southampton, Dragan Solak. Artan Hoxha ka reaguar pas golit të shënuar të Brojës, mes ndjenjës së krenarisë, por edhe duke pyetur sesi do të jetë ndierë presidenti Solak.
“Pronari i ri i Southampton, Dragan Solak, ndoqi ndeshjen për herë të parë nga tribuna VIP e stadiumit St Mary. Nuk e di sesi do të jetë ndierë presidenti serb teksa ka parë Brojën që të festojë para tifozëve me shqiponjën dy krenare. Çdo gol i Brojës në Premier League shoqërohet me simbolin e shqiponjës. Vazhdo të na bësh krenar Armando”, shkruan Hoxha.