Arteta i heq shiritin Aubameyang, Barcelona gati që të përfitojë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta së fundmi i ka hequr shiritin e kapitenit Pierre-Emerick Aubameyang, për thyerje të disiplinës. Marrëdhënia mes tij dhe strategut është krisur.

Në këto kushte zgjidhja më e mirë për palët do të ishte “divorci” me konsensus që në merkaton e janarit. Për 32-vjeçarin ka interesim Barcelona e cila e shikon sulmuesin si të duhurin për skemat e trajnerit Xavi Hernandez. Aubameyang mund të zgjidhë “hallet” e blaugranave të cilët duan një shok reparti për Depay.

Kriza financiare tek Barça do bëjë të vetën, dhe për këtë drejtuesit kanë menduar shkëmbim lojtarësh për të arritur deri te Aubameyang. Mediet spanjolle bëjnë me dije se po vlerësohet mundësia e shkëmbimit me Dembele, të cilit i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?