Arteta pas fitores së Kupës së Ligës: Dita më e lumtur, erdhi falë … Guardiolës

Mikel Arteta ditën e djeshme ka shijuar trofeun e parë me skuadrën e Arsenalit, pasi fitoi 2-1 në finalen e Kupës së Anglisë kundër Chelsea-t.Një fitore me përmbysje e topçinjve që janë kthyer të fitojnë një trofe pas shumë kohësh.

Trajneri i londinezëve ka falënderuar mësuesin e tij Pep Guardiola, me të cilin ka punuar te Manchester City.

“Mendoj se është dita më e rëndësishme e jetës sime. Momenti më i mirë i karrierës. Duhet të falënderoj Pep Guardiola-n. Ai ka qenë një pikë referimi për mua. Ka gjithë mirënjohjen time.

Nuk do të isha këtu po të mos ishte për të. Ky është suksesi im i parë si trajner dhe dua ta shijoj. Lojtarët duhet të jenë krenarë për atë që kanë bërë”, u shpreh Arteta.

SHKARKO APP