Arthur bën gati valixhet, Juventus mendon për një zviceran

Denis Zakaria, mesfushori i kombëtares zvicerane dhe Borussias së Monchengladbachut, është objektivi kryesor i Juventusit për merkaton e dimrit. Mesfushori përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe nuk do të rinovojë me klubin e tij aktual.

Transferimi i mundshëm i zviceranit në Torino do të nënkuptonte largimin e mesfushorëve Ramsey dhe Arthur. Juventusi dëshiron ta heqë qafe, por është i vetëdijshëm për vështirësinë e transferimit të tij, ndaj kërkon një ekip të gatshëm për ta marrë në huazim.

“Zonja e Vjetër” hoqi dorë nga Miralem Pjanic, që gjithashtu rezultoi një investim i dështuar te Barcelona. Zakaria shihe si opsioni më i mirë për t’i dhënë një tjetër ritëm mesfushës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?