Arthur i hap “derën” Juventusit, në verë mund të realizohet shkëmbimi

Miralem Pjanic me shumë mundësi do të transferohet te Barcelona në verë. Mesfushori boshnjak me shumë mundësi do të mbyllë aventurën me Juventusin.

Në avantazh është Barcelona, prioritet për Pjanic, por një rol kyç do të luajë Arthur Melo, braziliani i katalanasve. Me kalimin e kohës, mesfushori ka kuptuar se nuk do të jetë kurrë zgjedhje e parë dhe do të ketë gjithmonë më pak minuta.

“Marca”, sakaq shton se nga ana tjetër janë disa klube që po e monitorojnë situatën e Pjanic. Manchester United, Chelsea dhe PSG-ja janë në garë për shërbimet e Miralem.

Gjithsesi avantazhi i blaugranëve është dëshira e vetë mesfushorit, ndërkohë që duke i shtuar edhe pëlqimin e Arthur për kalimin në Torino, ky operacion shkëmbimi mund të jetë mëse i mundshëm.

SHKARKO APP