Arthur: Interesimi i Juves? Një kompliment, por mendoj për Barcelonën

Arthur Melon është në listën e transferimeve të skuadrave italiane, teksa Juventus dhe Inter janë gati për një tjetër derbi. Klubi katalanas është gati për ta lënë të lirë futbollistin, duke i dhënë të drejtën për të filluar negociatat.

“Gjithmonë ekzistojnë spekulime, por sinqerisht ideja ime është shumë e qartë: e vetmja mundësi që më intereson është të vazhdoj te Barcelona. Unë jam shumë i sigurt dhe i qetë. Ndihem shumë mirë këtu dhe falënderoj gjithashtu klubin dhe stafin teknik për besimin e tyre.

Juventus? Interesimi i klubeve të mëdha është gjithmonë një kompliment për këdo dhe një shenjë pozitive. Jam i përqendruar te puna ime dhe shpresoj të kthehem e të luaj së shpejti dhe të luftoj për tifozët e Barcelonës”, deklaroi braziliani

Swiss Digital Desktop Reklama

Arthur mbërriti në Spanjë në vitin 2018 nga Gremio dhe mund të largohet nga klubi katalan për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?