Arthur Melo i kthehen një përgjigje përfundimtare Juventusit
Arthur Melo nuk do të lëvizë nga Barcelona gjatë verës dhe këtë vendim mësohet se ia ka komunikuar zyrtarisht Juventusit, nëpërmjet përfaqësuesve të tij, më konkretisht drejtorit sportiv të bardhezinjve, Paratici.
Mesfushori brazilian, i cili ka kontratë me klubin “blaugrana” deri më 30 qershor të vitit 2024, që kur mbërriti Quique Setien ndihet më i vlerësuar, kështu që është bindur edhe më shumë për të qëndruar te kampionët në fuqi të Spanjës, ku e sheh veten të përshtatur.
Vendimi i Arthur për t’iu përgjigjur me një “jo, faleminderit”, interesimit të Juves, mund të vështirësojë strategjinë e “Zonjës së Vjetër”, por edhe të vetë Barcelonës, që kërkon Miralem Pjanicin.