Arthur Melo mbërrin në Torino, kryen vizitat mjekësore me Juventusin

Ashtu siç edhe pritej, Arthur Melo ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore. Klubi blaugrana dhe Juventusi kanë gjetur akordin për një shkëmbim të tij dhe boshnjakut Miralem Pjanic, ndërsa të dy futbollistët pritet të kryejnë vizitat mjekësore sot, para se të hedhin firmat mbi kontratat që do t’i lidhin me klubet e reja.

Arthur është vlerësuar rreth 75 milionë euro, ndërsa Pjanic 60 milionë euro, me Juventusin që përveç boshnjakut, duhet t’i paguajë edhe diferencën Barcelonës, ndërsa trajnerët Sarri dhe Setien mund të kenë në dispozicion mesfushorët që duan.

Në Torino Arthur ishte i shoqëruar nga babai, vëllai i tij dhe një mik i ngushtë, ndërsa tani do të nxitohet me vizitat, pasi marrëveshja duhet të mbyllet brenda datës 30 qershor, me qëllim që klubet të përmirësojnë bilancet financiare të sezonit aktual.

Vlen të theksohet se Miralem Pjanic nuk do të udhëtojë drejt Katalunjës, por do të kryejë vizitat mjekësore në Torino, për shkak të kufizimit të fluturimeve.

SHKARKO APP