Arthur sërish në telashe, bën aksident me makinë në gjendje të dehur
Arthur Melos nuk i ndahet problemeve. Pasi arriti të nënshkruante një marrëveshje javën e kaluar me Barcelonës për të ndërprerë kontratën e tij, ai ka pasur të tjera probleme.
Siç është raportuar nga “El Diari de Girona”, mesfushori brazilian, i cili pritet të bashkohet në seancat stërvitore të Juventusit, është kapur i pirë nga policia mëngjesin e së hënës, duke i dhënë makinës.
Sipas të njëjtave informacione, mesfushori brazilian po drejtonte Ferrarin e tij përmes Palafrugell, kur u ngjit në trotuar dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçuese. As Arthur dhe ndonjë nga pasagjerët nuk u dëmtuan.
Lojtarit iu kërkua nga policia lokale Palafrugell të kalonte në kontrollin e frymëmarrësit dhe u denoncua penalisht nga e njëjta polici pasi, rezultoi se kishte konsumuar alkool mbi normë, në masën 0.50 mg/litër.