As Allegri as Conte, ja kush zgjidhet trajneri më i mirë në Serie A
Gian Piero Gasperini ka lënë pas të gjithë kolegët e tij në Serie A duke u shpallur trajneri më i mirë dhe si pasojë fitoi “Pankina e Artë” për sezonin 2018-2019. Tekniku italian zhvilloi një sezon fantastik me Atalantën, të cilën arriti ta çojë për herë të parë në histori në grupet e Ligës së Kampionëve.
Vendimi është marrë nga vetë trajnerët në Itali, që kanë votuar pikërisht për Gasperinin si më të mirin e sezonit, ndërsa kanë mbetur pas Massimiliano Allegri, që shpalli kampion Juventusit dhe Sinisa Mihajlovic, që bëri një fazë të dytë të kampionaiti italian perfekte në pankinën e Bologlës.