As Hojlund dhe as Vlahovic, Milani kërkon sulmuesin e Bayer Leverkusenit

Milani është i përqendruar gjithnjë e më shumë te Victor Boniface, sulmuesi nigerian i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për një qendërsulmues të ri për t’ia dhuruar Massimiliano Allegrit, drejtuesit kuqezinj kanë vënë 24-vjeçarin në krye të listës së përforcimeve. Emri i tij ka kaluar përpara alternativave si Højlund apo Vlahovic, me drejtorin Tare që ka tentuar menjëherë afrimin.

Boniface, autor i 14 golave sezonin e kaluar me skuadrën kampione të Xabi Alonsos, ishte përmendur që në fillim të merkatos në orbitën e Milanit, por më pas pista u ftoh. Tani, me një vlerësim të kartonit që ka rënë nga 60 milionë në rreth 40 milionë euro, për shkak të një sezoni me luhatje dhe disa dëmtime, interesimi është rikthyer edhe më i fortë.

Sipas burimeve nga Gjermania, Milani ka dorëzuar një ofertë zyrtare te Leverkusen, e cila parashikon huazimin me të drejtë blerjeje për një shumë më të ulët. Klubi gjerman po e shqyrton propozimin, ndërsa nga ambientet kuqezinj mbizotëron optimizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, Boniface ka dhënë pëlqimin për transferimin, me një marrëveshje paraprake të arritur me Milanin në pritje të “OK”-it përfundimtar nga Leverkusen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?