As Lewandowski dhe as Haaland, shikoni kush është shpallur “Lojtari i Vitit” në Bundesligë
Besojeni ose jo por Robert Lewandowski nuk është “Lojtari i Sezonit” në Bundesligë. Madje nuk është as Erling Haaland siç mund të keni filluar që të mendoni pas fjalisë së parë.
Në fakt bëhet fjalë për Kristofer Nkunku, sulmuesi francez që ka shpërthyer me Leipzig këtë sezon, me 20 gola të shënuar dhe 15 asiste. Ajo që e bënë më interesante këtë arritje, është dhe reagimi i klubit gjerman në faqen zyrtare në Instagram.
“As Haaland. As Lewandowski. Çfarë suksesi për Kristofer Nkunku dhe e ka merituar. E ka merituar”, duke i etiketuar dhe faqet zyrtare të sulmuesit norvegjez dhe atij polak.

KOHA JONË SONDAZH

