As Mbappe dhe as Davies, zbulohet lojtari më i shpejtë në botë (VIDEO)
Futbolli modern po njeh shifra gjithnjë e më të larta në aspektin fizik dhe atletik, dhe këtë e konfirmon rekordi më i ri botëror i regjistruar në një ndeshje zyrtare. Gabriel Silva, sulmuesi 23-vjeçar brazilian i skuadrës portugeze Santa Clara, është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e futbollit, duke arritur shpejtësinë maksimale prej 40.3 km/h gjatë një aksioni në minutën e 95-të të ndeshjes kundër Famalicão, në ndeshjen e vlefshme të kampionatit portugez Primeira Liga.
Rekordi është konfirmuar nga të dhënat GPS të platformës StatSports, të cilat përdoren për matjet zyrtare të performancës së lojtarëve dhe u publikua nga vetë klubi Santa Clara, duke e bërë këtë arritje edhe më të veçantë për futbollistin dhe klubin. Gabriel Silva hyn kështu në histori si “vetëtima e re” e futbollit, duke kaluar yje të mëdhenj si Mbappé apo Alphonso Davies në këtë kategori fizike.


KOHA JONË SONDAZH

