As Messi dhe as Jorginho, “Marca” zbulon fituesin dhe renditjen e “Topit të Artë”

Fundjavën e kaluar u mbyll përfundimisht votimi nga gazetarët, kapitenët dhe trajnerët për të zgjedhur fituesin e “Topit të Artë”. Një çmim që është fituar për herë të fundit nga Lionel Messi në 2019, ndërkohë që vitin e kaluar u pezullua për shkak të pandemisë.

Topi i Artë 2021 do të jepet mbrëmjen e 29 nëntorit në parit, megjithatë e përditshmja spanjolle “Marca” ka zbuluar që tani fituesin, Sipas saj, nuk do të jetë as Lionel Messi dhe as italiani Jorginho, por polaku i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ai që do të marrë trofeun më prestigjioz.

Në renditjen e publikuar nga “Marca”, Lewa ndiqet nga Lionel Messi dhe Karim Benzema, ndërsa italiani Jorginho, i cili fitoi Championsin me Chelsea-t dhe Europianin me Italinë, ka arritur të renditet vetëm i pesti. Cristiano Ronaldo pas një sezoni jo shumë të mirë me Juven, ka përfunduar në vendin e 9-të.

Lista e filtruar me rezultatin e mundshëm të Topit të Artë.

Renditja e zbuluar nga gazeta “Marca”:
1- Robert Lewandowski (Bayern)
2- Leo Messi (PSG)
3- Karim Benzema (Real Madrid)
4- Mohamed Salah (Liverpool)
5- Jorginho (Chelsea)
6- Kylian Mbappe (PSG)
7- N ‘Golo Kanté (Chelsea)
8- Erling Haaland (Bortmund)
9- Cristiano Ronaldo (Man. United)
10- Kevin de Bruyne (Man. City)
11- Gianluigi Donnarumma (PSG)
12- Luka Modric (Real Madrid)
13- Giorgio Chiellini (Juventus)
14- Harry Kane (Tottenham)
15- Bruno Fernandes (Man. United)
16- Ruben Dias (Man. City)
17- Romelu Lukaku (Chelsea)
18- Pedri (FC Barcelona)
19- Neymar (PSG)
20- Riyad Mahrez (Man. City)

SHKARKO APP