As Real dhe as United, Ronaldo mund të transferohet në këtë skuadër

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 1-2 që Juventusi mori përballë Udineses. Tre pikë të rëndësishme për bardhezinjtë e Andrea Pirlos, të cilët po garojnë për një biletë në Champions League.

Shumë është përfolur për një largim të CR7 nga “Zonja”, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë këtë verë. Rikthimi te Real Madrid apo Manchester United, ka rënë si pistë. Ylli portugez ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Juventusit.

Gazetari i Sportmediaset, Claudio Raimodi thekson se 36-vjeçari ka vendosur të respektojë deri në fund akordin me klubin italian. Ai po bën të pamundurën për të ndihmuar ekipin në lidhje me objektivin Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Gazetari italian zbulon se CR7 dëshiron të mbyllë karrierën te Sportingu i Lisbonës, klubi ku hodhi hapat e para si futbollist. Ronaldo dëshiron të luaje dy vite me ekipin e zemrës, aty ku pritet të kthehet në verën e vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?