As Shqipëria, as Zvicra, Leon Avdullahu ka zgjedhur Kosovën

Pas shumë zërave dhe spekulimeve ditët e fundit, është bërë zyrtare: Leon Avdullahu do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës. Mesfushori 21-vjeçar i Hoffenheim, i rritur në akademinë e Baselit dhe ish-pjesë e ekipeve të moshave të Zvicrës, ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Pavarësisht kontakteve të drejtpërdrejta të Sylvinhos dhe interesimit serioz të Kombëtares së Shqipërisë, talenti kosovar ka ndjekur zemrën e tij duke zgjedhur “Dardanët”.

Lajmi është konfirmuar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili përmes rrjeteve sociale shprehu entuziazmin e tij: “Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Ky vendim është dëshmi e fortë se identiteti dhe prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e tij, Kosova fiton një element shtesë cilësor në mesfushë, duke forcuar një skuadër tashmë të rrezikshme në sulm, me yje si Edon Zhegrova, Fisnik Asllani dhe Albion Rrahmani, ky i fundit në formë të shkëlqyer me Sparta Pragën, ku ka realizuar 3 gola në këtë fillim sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Avdullahu, i transferuar këtë verë nga Baseli te Hoffenheim për 8 milionë euro, ka bërë menjëherë përshtypje në Bundesliga, me një paraqitje të shkëlqyer në debutimin ndaj Bayer Leverkusen. Vlera e tij në Transfermarkt tashmë ka arritur në 10 milionë euro, duke e bërë një nga talentet më premtuese të futbollit kosovar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?