As Zidane dhe as Guardiola, Kroos zbulon trajnerin më të mirë në botë

Toni Kroos në një intervistë të dhënë së fundmi për “SportdBild” ka rrëfyer për trajnerin që e ka ndihmuar që të bëhet një nga më të mirët në botë. Futbollisti gjerman që luan te Real Madrid nuk ka thënë asnjë nga emrat e mëdhenj si Zidane apo Guardiola, por ish-trajnerin e Bayernit, Jup Heynckes.

“Kam pasur shumë trajenrë të një niveli të lart. Në vitin me pep Guardiolën jam rritur shumë nivelin teknik. Vitet nën drejtimin e Zinedine Zidane te Real madrid kanë qenë shumë të suksesshëm dhe shumë fitues. Gjithsesi nëse duhet të përzgjedh trajnerin më të mirë ai është Jupp Heynckes. Më ndihmoi që të fitoja vendin te Bayern Munich, falë tij u bëra një futbollist i klasit të parë”, u shpreh Kroos.

Mesfushori vjen nga një sezon i mirë me merengues me 35 ndeshje, ku gjeti 4 herë rrugën e rrjetës. Trajneri gjerman do të mbetet gjatë në mendjen e tij, asi falë tij bëri hapin cilësor në karrierë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP