Asani drejt largimit nga Partizani, vjen një ofertë 400 mijë euro

Merkato e verës në Kategorinë Superiore mund të sjellë largime të bujshme. Pas Abazajt dhe Gurit që është një hap Belgjikës, mesa duket do të jetë radha e Jasir Asanit për t’u larguar.

Të kuqtë mund ta humbasin në verë, por do të fitojnë rreth 4600 mijë euro nga largimi i tij. Sulmuesi anësor i Partizanit ka treguar vlera të padiskutueshme në sezonin e tij të parë në Superiore dhe ka tërhequr vëmendjen e menaxherëve të ndryshëm. Ai është një titullar fiks në formacionin e të kuqve dhe një nga lojtarët më shpërthyer në çdo ndeshje.

E ardhmja e Asanit duket larg Superiores dhe në vazhdim do të mësohen më shumë detaje në lidhje me ekipin dhe kampionatin, ku ai do ta vazhdojë karrierën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?